Rëndohet situata te Korabi. Sikur të mos mjaftonte fakti që ekipi dibran ka rënë nga kategoria tashmë, ditën e sotme lojtarët kanë bojkotuar seancën stërvitore. Asnjë futbollist nuk është vënë ditën e sotme nën urdhërat e trajnerit Nexhipi, teksa kërkojnë pagat e tyre.

Futbollistët e skuadrës së Korabit kanë muaj pa u paguar, ndaj tani kërkojnë që të marrin pagat e tyre duke zgjedhur bojkotin si rrugën më të mirë për të arritur qëllimin e tyre.

Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga ana e drejtuesve të klubit të Korabit për këtë çështje. Kjo situatë duket vërtet e rëndë dhe vjen para ndeshjes me Tiranën që do të luhet të mërkurën në “Selman Stërmasi”.

 

 

Share: