Korabi e ka përqendruar këtë verë merkaton tek elementët e rinj dhe huazimet kanë qenë një opsion për drejtuesit dibranë, që nga Skënderbeu kanë marrë Anteo Osmanllarin fillimisht, ndërkohë që së fundmi është konfirmuar një tjetër huazim.

Bëhet fjalë për lojtarin e linjës majtë, vlonjatin Jurgen Qarri, që vjet ka spikatur me moshat e Flamurtarit.

19-vjeçari është vënë nën urdhrat e trajneri Julian Ahmataj, që gjithashtu ka marrë në ekip një tjetër lojtar të Besës. Bëhet fjalë për Ardit Osmani, 21-vjeçarin që luan si mbrojtës krahu. Ai ka nënshkruar për një vit me Korabin.

Ardit Osmani
Ardit Osmani
Tags:
Share: