Korabi po ndërton ekipin nga e para dhe gjatë këtyre ditëve dibranët kanë zyrtarizuar afrimet e disa futbollistëve, ndërkohë që edhe sot ka pasur lëvizje të rëndësishme.

Klubi i Korabit, me anë të një njoftimi me anë të faqes zyrtare në “Facebook” ka lajmëruar arritjen e marrëveshjes për huazimin e sulmuesit Anteo Osmanllari, pjesë e skuadrës së Skënderbeut në kupat e Europës, ndërkohë që vjet pati mundësinë të debutonte edhe në ekipin e parë.

osmanllari-fshf

 

Veç Osmanllarit, pjesë e Korabit është bërë edhe mbrojtësi Xhuljo Jaupi, i cili për shtatë sezone ka qenë pjesë e skuadrës së Elbasanit, duke luajtur edhe në elitë me verdheblutë. Gjashtë muajt e fundit ai ka qenë pjesë e Shkumbinit. Tashmë Jaupi është vënë nën urdhrat e trajnerit Ahmataj te Korabi.

Xhuljo Jaupi
Xhuljo Jaupi

 

 

Share: