Kukësi duket se është në krizë, teksa pas dy barazimeve me Vllazninë dhe Flamurtarin në kampionat tashmë ka ardhur edhe një humbje, por në miqësore me Korabin.

Frashëri, Hallaçi, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Zeqiri, Kërkotiç, Ethemi, Kale, Bakaj dhe Alijev zbritën në fushë nga minuta e parë dhe për 45 minuta nuk ia dolën të shënojnë dot gol.

Dibranët e kanë vlerësuar ndeshjen dhe duan të tregojnë vlerat e tyre dhe ia dalin të shënojnë në minutën e 70-të me anë të gjeorgjianit Çakashvili, gol që mbetet në fuqi deri në fund të takimit.

Miqësore – E shtunë, më 11 nëntor

Kukësi – Korabi 0-1
Shënues:
Çakashvili 70’

Share: