Korabit nuk i ndahen mungesat, pasi në sfidën e radhës me Kukësin stafi teknik nuk do të ketë të gatshëm të paktën katër lojtarë titullarë, pasi që të gjithë janë të pezulluar me kartonë.

Kështu, kapiteni Mziu dhe mesfushori Jubani u ndëshkuan me kartonë të kuq me Tiranën, ndërsa Elvis Prençi dhe Alfred Zefi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Më gjithë këto mungesa, trajnerëve Artion Poçi dhe Ermal Nexhipi u vështirësohet shumë puna për të bërë 11 vetë në formacion, pasi siç dihet ata kanë një kontingjent të “cunguar” me lojtarë.

Share: