Elseid Hysaj po luan sezonin e dytë te Napoli ku padyshim është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A. Shkodrani po kaloj një moment fantastik te skuadra napolitane, teksa është kthyer edhe në një problem për këtë ekip në merkato.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë largim të mundshëm të tij nga Napoli edhe pse ofertat nuk mungojnë, por këtë rëdhë është për afrimet e mundshme në mbrojtje që skuadra e drejtuar nga Sarri kërkon të bëjë.

Sipas asaj që shkruajnë portale të ndryshme italiane, Andrea Konti tashmë nuk e sheh më transferimin te Napoli si një opsion të mundshëm dhe është gjithnjë e më pranë kalimit të Interi.

Mbrojtësi i Atalantës i trembet konkurencës me Hysajn dhe ka frike se mos përfundon si zgjedhje e dytë pasi krahu i djathtë në mbrojtje tashmë është “pronë” e mbrojtësit shqiptar.

Për më tepër të dy lojtarët kanë të njëjtin menaxher, Mario Xhufredi, ndaj dhe ky transferim i tij te Napoli bëhet disi i veshtirësi pasi vetë përfaqësuesi i tyre do t’i prishte punë lojtarëve por edhe vetes.

Share: