Antonio Konte nuk është bindur nga paraqitjet e mesfushorit francez, Bakajoko, dhe kërkon të sjellë në Londër një zëvendësues të tij. Tekniku italian ka kërkuar zyrtarisht shërbimet e mesfushorit të Bajernit, Arturo Vidal.

Mesfushori kilian cilësohet si një nga më të mirët në rolin e tij dhe njihet për karakterin e tij luftarak. Madje, Konte ka thënë për mediat britanike se do të shkonte edhe në luftë nesë do të kishte Vidalin në krah.

Çelsi pritet të bëjë një ofertë zyrtare në janar për shërbimet e Vidalit, por Bajerni vështirë se mund të heqë dorë prej tij.

Share: