Sipas të gjitha gjasave, Antonio Konte nuk do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri italian që fitoi titullin kampion me Çelsin dhket se ka vendosur që të qëndrojë te skuadra londineze edhe sezonet në vazhdim, duke shuar kështu shpresat e zikaltërve për ta patur trajner të tyre.

Edhe pse drejtuesit e Interit i ofruan çek të bardhë për pagën dhe merkaton, sërish Konte e ka refuzuar dhe tani do të vijojë të mbetet në krye të kampionëve të Anglisë.

Për mediat britanike, Antonio Konte ka deklaruar se nuk do të largohet në fund të sezonit nga Çelsi, por do të zbatojë kontratën: “Nuk do të largohem nga Çelsi. Nuk kam menduar për asnjë nga ofertat e bëra. E rëndësishme është se kam edhe dy vite kontratë këtu”, ishin fjalët e Kontes.

Share: