Teuta deri më tani ka zyrtarizuar vetëm afrimin e mbrojtësit Gjorgievksi, ndërkohë që në vijim do të ketë edhe lëvizje të tjera. Duke qenë kohë merkatoje, edhe emrat e lojtarëve që lakohen janë të shumtë.

Në Durrës nevojat janë për disa futbollistë dhe trajneri Nica pret përforcimet. Në numrin e sotshëm të gazetës “Sport Ekspres”, thuhet se i larguari nga Partizani, Emiliano Vila, me shumë mundësi do të jetë pjesë e Teutës në pjesën e dytë të këtij sezoni futbollistik.

Gjithashtu thuhet se është kontaktuar edhe portieri Elson Demi, aktualisht pjesë e Besëlidhjes. “Gardiani” njihet mirë edhe nga trajneri Nica, që e ka pasur nën urdhrat e tij te lezhjanët 27-vjeçarin.

Elson Demi
Elson Demi

 

Share: