Kukësi nuk ka ende një trajner dhe presidenti Gjici është hedhur në sulm për të gjetur një pasues për ish-teknikun Ernest Gjoka, me të cilin kampionët nuk e rinovuan kontratën.

Alternativat nuk është se janë të shumta për momentin, teksa dje “Sport Ekspres” raportoi për një dëshirë të madhe të numrit një të klubit verilindor për të afruar në skuadër Lorik Canën, që në fakt ende nuk e ka licencën B.

Vetë Gjici në “Panorama Sport ka thënë: “Po, jemi në bisedime me Lorik Canën. Kaq mund të them për momentin”.

Gjithsesi, tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi aktualisht po bisedohet edhe me Mlladen Milinkoviç, trajnerin që vjet bëri një punë mjaft të mirë me skuadrën e Luftëtarit.

Problem mbetet kontrata që ai ka në Gjirokastër dhe klauzola prej 100 mijë eurosh, por kompania që përfaqëson të drejtat e trajnerit, mund ta gjejë zgjidhjen me gjirokastritët dhe të bëjë të mundur kalimin e Milinkoviç te Kukësi.

Share: