Flamurtarit nuk do t’i hiqen pikët dhe për këtë trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është paraqitur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit sot.

Sipas Supersport ai u ka komunikuar zyrtarëve në FSHF se nuk dëshiron që Flamurtari të penalizohet, por kërkon që të marrë ato para që klubi vlonjat i detyrohet atij.

“Gjithmonë e kam thënë që nuk dëshiroja dënimin e Flamurtarit, por thjesht atë që më takon.”
Kështu, FSHF ka marrë parasysh kërkesën e tij dhe shuma prej 42 mijë eurosh që Flamurtari i detyrohet do t’i kalojë në llogari ish-trajnerit të kuqezinjve, që ka fituar gjyqet në çdo shkallë.

Share: