Skënderbeu po përgatitet për sfidën me Dinamon e Zagrebit që luhet pas katër ditësh në Kroaci, ndërkohë që trajneri Daja po punon me skuadrën e tij që të jenë gati për përballjen në fushën e blertë.

Në klub veç përballjeve me kroatët mendojnë edhe sezonin e ri, për kampionatin dhe merkaton, teksa presidenti Takaj ka një misionin sikurse shkruan “Sport Ekspres”: Të bindet Orges Shehi të luajë edhe një vit, e për këtë nuk ka asnjë mëdyshje, pasi forma e portierit durrsak gjatë ndeshjeve të Europës ka qenë mjaft e mirë. Shanset janë të mëdha që Shehi të ndryshoje qëndrim.

Ndërkohë, pas kërkesës së Dajës për ta bërë tyrin etiopianin Benejan Bele Demte, kjo kërkesë është plotësuar dhe është vetë presidenti Takaj, që në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur se 18-vjeçari është pjesë e Skënderbeut dhe mbetet vetëm për t’u zyrtarizuar.

Share: