Shqiptarët do duhen ta harrojnë shpejt fitoren e Kombëtares ndaj Turqisë, apo eliminimin e Italisë, që nuk do të jetë në Botëror.

Tashmë është momenti i “halleve” tona, pasi që nesër rikthehet Superiorja. Pas shtyrjes së Vllaznisë për me 22 nëntor, i bie që të luhet vetëm sfida Luftëtari-Teuta në Gjirokastër, ndërsa të enjten do të zhvillohen tre takime.

Prej orës 14:00 luhen dy sfida të rëndësishme, me Partizanin mysafir në Laç e Kukësin në Kamzë. Tri orë më vonë, prej orës 17:00, do të luhet përballja Flamurtari-Skënderbeu.

Kategoria Superiore – Java 10

E mërkurë, 15 nëntor
Luftëtari – Teuta 14:00
E enjte, 16 nëntor
Laçi – Partizani 14:00
Kamza – Kukësi 14:00
Flamurtari – Skënderbeu 17:00

E mërkurë, më 22 nëntor
Vllaznia – Lushnja 14:00

 

Share: