Beniamin Kololli do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligë, pasi do të largohet nga klubi zviceran i Lozanës. Lojtari i linjës së djathtë, i cili është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, do të bëjë një hap përpara në karrierë.

E ardhmja e tij do të jetë te skuadra e Maincit, që ka nën pronësi edhe mesfushorin Besar Halili, të cilin e ka huazuar në Danimarkë këtë vit.

Kololli, që më parë ka luajtur edhe me Sionin dhe Jang Bojs në Superligën e Zvicrës, tashmë do të provojë Bundesligën.

Share: