Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, e njeh shumë mirë kampionatin gjerman dhe jo më kot shumë nga objektivat e tij në këtë merkato luajnë në Bundesligë. Objektivi i radhës për trajnerin gjerman është talenti i Borusia Dortmundit, Pulisiç.

Amerikani po shkëlqen në radhët e Borusias dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve, ku ndër to është edhe Liverpuli. Mësohet se Klop ka bërë një ofertë zyrtare drejt Dortmundit, ofertë kjo që kap shifrën e 45 milionë paundëve.

Nuk ka ende një përgjigje nga Borusia, por raportet e mira të Klopit me klubin gjerman pritet ta bëjnë këtë transferim të mundshëm.

 

Share: