Kostas Manolas është kthyer në një objektiv i shumë klubeve europiane pas paraqitjeve të mira këtë sezon me Romën. Mbrojtësi grek dëshirohet shumë nga Interi, por duket se konkurenca është e madhe. 
 
Sëfundmi  për shërbimet e lojtarit ka shfaqur një interes të madh edhe Liverpuli. Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klop është në kërkim të një mbrojtësi pasi ky repart është më problematiku te të kuqtë në sezonet e fundit.  
 
Manolas duket se është ideali për të zgjidhur problemet që Liverpuli ka në prapavijë. Për shërbimet e tij klubi anglez është i gatshëm të ofrojë deri në 40 mln euro për të bindur Romën, teksa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar në fund të sezonit. 

Share: