Daniel Starrixh nuk bën pjesë në planet e teknikut gjerman, Jurgen Klop, dhe  me shumë gjasa do të largohet. Klubi i Liverpulit kërkon 30 milionë paundë për të lënë të lirë sulmuesin dhe shumë ekipe janë në garë për të marrë shërbimet e tij.

Gjithsesi, largimi i lojtarin nga “Anfield” duket më i vështirë, pasi rroga e tij prej 150 mijë paundësh në javë nuk pritet t’i ofrohet nga ekipet që kërkojnë shërbimet e tij.

Starrixh kërkohet në Spanjë nga Valencia dhe Real Betis, por edhe ofertat nga kampionati anglez nuk mungojnë. Bërnli dhe Uest Hami janë gati të paguajnë çmimin e vendosur nga Liverpuli, por duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me lojtarin në mënyrë që të marrin shërbimet e tij.

Share: