Antoni Xhoshua fiton të ashtuquajturën betejën e “shekullit” me kampion e madh ukrainas, Vladimir Klitçko. Një ndeshje e madhe, ku boksieri britanik arriti të triumfojë ndaj Klitçkovit dhe të shpallet kampion i peshave super të rënda.

Një duel spektakolar ai i zhvilluar në mitikun “Uembli” që u mbyll pas 11 raundesh me fitoren e Xhoshua që arriti ta rrëzojë plot 3 herë në total kampionin ukrainas, por që në fund fitoi falë një nokauti teknik nga arbitri.

Ndërkohë, Vladimir Klitçkov u tregua i madh duke u ngritur në këmbë pas çdo rënie, por e kishte të pamundur të përballonte furinë e Xhoshuas duke sinjalizuar kështu fundin e një cikli në sportin e boksit.

Share: