Bajerni i Mynihut arriti të fitojë titullin e radhës kampion tre javë nga fundi në Bundesligë, dhe tani trajneri Ançeloti ka deklaruar se mund të bëjë eksperimentime në formacion, por të cilat mund të kushtojnë disa miliona euro.

Bëhet fjalë për Renato Sançezin, i cili ka një klauzolë në shitjen e tij, ku nëse luan 25 ndeshje te Bajerni i Mynihut atëhere Benfika do të përfitojë edhe 5 milionë euro të tjeta bonuse veç 35 milionëve fillestare.

Këtë gjë e ka zbuluar gazeta portugeze “Record” e cila ka bërë të ditur edhe këtë klauzolë mes Bajernit dhe Benfikës për blerjen e talentit Sançez. Deri më tani mesfushori ka luajtur 24 ndeshje në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve dhe është në dorë të Ançelotit nëse Sançez do të luajë ndeshjen e 25-të këtë sezon apo jo.

Share: