Lushnja ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë vetëm pas gjuajtjeve të penalltive. Verdhejeshilët barazuan me fierakët 1-1 edhe në ndeshjen e dytë, ndërkohë që as shtesat nuk dhuruan ndonjë surprizë. Nga gjuajtje e 11-metërshave ishte Lushnja që fitoi dhe kaloi më tej.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të turit të parë të Kupë së Shqipërisë janë përcaktuar edhe përballjet raundit tjetër, ku bien në sy disa ndeshje mjaft të forta mes ekipeve të Superiores.

Duke iu referuar skemës së Kupës së Shqipërisë, përballjet në 1/16-at e këtij kompeticion do të jenë si më poshtë:

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
Grupi A
Kukësi-Erzeni
*Skënderbeu-Besëlidhja
*Teuta-Kamza/Iliria
Vllaznia-Tirana

Grupi B
Partizani-Pogradeci
Luftëtari-Bylis
Laçi-Lushnja
Flamurtari-Turbina
*Skënderbeu ka fituar 8-0 ndeshjen e parë me Mamurrasin, Kamza-Iliria luhet nesër

Share: