Fation Kiri u prezantua para pak ditësh te skuadra e Korabit, por shkodrani nuk do të luajë me dibranët sezonin e ardhshëm.

Korabi ka njoftuar se kontrata mes palëve është ndërprerë me marrëveshje dhe tashmë do të rikthehet te Vllaznia, skuadër ku edhe është formuar si futbollist.

“Për arsye personale, lojtari Fation Kiri që firmosi para disa ditësh me KF Korabi, ka vendosur të ndërpresë kontratën me marrëveshje me klubin Dibran dhe të largohet drejt vendlindjes. Nga ky moment Lojtari Fation Kiri nuk është pjesë e ekipit me dëshirën e tij. Stafi i KF Korabi e falënderon për gjithçka që ai ka dhënë në të kaluarën për Korabin dhe i uron suksese”, shkruan klubi dibran.

Share: