Kinezët kohët e fundit janë kthyer në modë në futbollin europian. Ditën e sotme një investitor kinez është bërë donator i skuadrës kampionë të Kosovës, Trepça ’89. Marrëveshja e arritur pritet të sjellë shumë gjëra pozitive te skuadra nga Mitrovica, e cila ka marrë edhe miratimin për të luajtur në Kupat e Europës.

Mr Lee zotëron një kompani të madhe në Europë dhe jo vetëm, teksa priten investime kolosale te Trepça ’89 në mënyrë që skuadra të paraqitet sa më denjësisht në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Afrimi i një investitori në futbollin kosovar është një gjë tepër e mirë, teksa mund të sjellë zhvillime të mëdha dhe të bëjë një klub të ecë rrugë të mbarë.

Share: