Dorian Kërçiku është tentuar disa herë nga klube të tjerë të Superiores, por 24-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë pjesë e Tiranës.

Në verë edhe mund të ishte larguar, por kontrata dhe këmbëngulja e klubit bënë që lojtari i linjës së djathta ta vazhdonte aventurën e tij me bardheblutë edhe në Kategorinë e Parë, ku numëron 11 paraqitje këtë sezon, duke humbur vetëm një takim.

Tashmë për të interesohet sërish Kukësi shkruan “Panorama Sport”. Kampionët në fuqi duan të përforcohen në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi sikurse dihet kapiteni Rraman Hallaçi në fund të sezonit e mbyll me futbollin e luajtur.

Alternativë tjetër për Kukësin është edhe Bujar Idrizi, por te Kukësi mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, ndaj afrimi i Kërçikut merr një rëndësi të veçantë

Share: