Dhuna e ushtruar mes tifozëve në ndeshjen e Superkupës në basketboll mes Tiranës dhe Vllaznisë ka shtyrë KB Tiranën të reagojë me anë të drejtorit Spiro Koleka.

Me anë të një deklaratë për shtyp, KB Tirana ka dënuar dhunën dhe ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

“KB Tirana dënon çdo akt dhune të ndodhur dje, dhe në rrugët e qytetit dhe në pallatin e sportit. Në emër të Drejtorit të klubit SK Tirana Spiro Koleka kërkojmë ndjesë. Edhe pse ne nuk ishim as organizatorët, as përgjegjësit për mbarëvajtjen e ndeshjes, por ndërgjegjja nuk na lejon te heshtim! I gjithë solidariteti jonë shkon për familjet që kanë paguar biletat dhe nuk mund të asistonin në një ndeshje basketbolli, që duhet të jetë shembull korrektësie dhe sportiviteti, sidomos për fëmijët që vijnë dhe ndjekin këtë sport. Sporti nuk është dhunë dhe dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë rast! Drejtori i SK Tiranës, Spiro Koleka”, thuhej në deklaratën e klubit.

Tags:
Share: