Flamurtari pret Vllazninë të shtunën në Vlorë, në një ndeshje e cila do të luhet pa praninë e tifozëve.

Trajneri Duro nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje mesfushorin Donjet Shkodra, mungesa e të cilit do të ndihet në ekipin kuqezi.

Në vend të tij do të luajë Haxhi Neziraj, ndërkohë që pritet titullar edhe Ardit Shehaj. Që të dy këta lojtarë u aktivizuan në fillimin e pjesës së dytë me Luftëtarin javën e shkuar dhe pas ndeshjes morën edhe lëvdatat e trajnerit Duro, i cili u shpreh se me futjen e tyre në fushë Flamurtari ndryshoi “fytyrë”.

Tashmë Neziraj e Shehaj do të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre nga minuta e parë në ndeshjen me Vllazninë, e cila është shumë e rëndësishme për mbijetesën e vlonjatëve.

Share: