Kastrioti ka dalë me kokën lart në përballjen me Dinamon dhe ecën i qetë në krye të grupit A. Takini i sotëm në Krujë ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0.

Taulant Marku realizoi në minutën 42-të një gol mjaft të bukur, pasi shmangu dy lojtarë në zonë dhe shënoi në portën e kundërshtarit.

Me këtë fitore, krutanët kanë rritur diferencën me Egnatian në 12 pikë, që janë shumë për t’u rikuperuar. Skuadra e Samuel Nikajt duket se nuk ka rivalë për Superioren, kurse Dinamo mbetet në vendin e pestë.

Share: