Tirana kërkon të mbrojë trofeun e Kupës, qe e fitoi vjet pasi mundi në finale Skënderbeun. Më parë kishte eliminuar Kukësin në çerekfinale dhe më pas kaloi Besëlidhjen. Fati u ka rezervuar edhe sivjet verilindorët. Para takimi të kthimit, i pari ka përfunduar 1-1, mesfushori Erando Karabeci ka deklaruar:

Shkojmë në Kukës për të fituar, për të bërë lojën tonë. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, por jemi të përgatitur për të sulmuar. E dimë që do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur”. Në lidhje me mungesat dhe gjendjen e fushës në stadiumin “Zeqir Ymeri” ai ka deklaruar: “Ne kemi mungesa, ashtu si edhe Kukësi. Fusha është e njëjtë për të dyja skuadrat. Nuk duhet të justifikohemi, por të shkojmë në Kukës për të luajtur lojën tonë dhe kërkuar kualifikimin”.

Gjykimi shpresohet të mos vendosë fatet e këtij takimi, teksa Karabeci tha: “Sigurisht kur je në fushë dhe sheh të të bëhet një padrejtësi, të vjen natyrshëm reagimi. Por ne nuk duhet të merremi me gjykimin. Të shpresojmë të jetë i drejtë

Share: