Kamza ka prezantuar afrimin më të fundit, Vangjel Zguron. 

Nga Antalia, aty ku vazhdojnë fazën përgatitore është bërë prezantimi i mbrojtësit të majtë.

Pogradecari 24-vjeçar, do vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit me ekipin e Kamzës. Mbrojtësi i majtë kishte disa oferta, por në fund zgjodhi ekipin e Ndreut.

Zguro debutoi me ekipin e ri në miqësoren kundër Alaniasporit, e humbur me rezultatin 1-0 nga kamzalinjtë.

Share: