Moment shumë i mirë për Kamzën. Djemtë e Ndreut arritën një fitore shumë të rëndësishme në Kukës, ku mposhtën kampionët në fuqi me golin e Rezit. Ndeshja e radhës është akoma më e vështirë. Në Kamëz vjen Skënderbeu, i cili nuk ka arritur të fitojë në dy sfidat e fazave të para me kamzalinjtë.

Tekniku Ndreu është i lumtur me fitoren në Kukës, por ka një peng.

Kemi pasur në përbërje një prej mbrojtësve më të mirë në Shqipëri, siç ishte Fushtar, por largimi i tij na ka lënë një ‘gropë’ shumë të madhe. Jemi duke u munduar që të bëjmë diçka aty, por nuk kemi arritur ende që ta zëvendësojmë atë lojtar. Pra, pengu është pikërisht Fushtar dhe po ta kisha në qendër të mbrojtjes do të isha shumë i qetë. Edhe lojtarët që janë po bëjnë mirë, por ai kishte cilësitë e duhura për atë pozicion”, tregoi Ndreu në “Panorama Sport”.

Share: