Sebino Plaku u dëmtua në ndeshjen me Teutën dhe në fillim të javës kreu rezonancën magnetike për të mësuar shkallën e dëmtimit. Të gjithë te Kamza prisnin me ankth të mësonin shkallën e dëmtimit, teksa dyshohej edhe për ndonjë këputje të ligamentit, por fatmirësisht diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Sport Ekspres”, sulmuesi 32-vjeçar ka një zgjatje të ligamentit, që e la jashtë fushave të blerta 4 deri në javë.

Kështu trajneri Ndreu nuk do ta ketë në dispozicion Plakun në ndeshjet me Luftëtarin, Vllazninë, Teutën (Kupë), Flamurtarin dhe Laçin.

Në këto përballje kapiteni i Kamzës nuk mund të jetë gati, por rrezikon edhe sfidën e kthimit të Kupës me durrsakët, si dhe sfidën në kampionat me Partizanin.

Me shumë mundësi ai është gati për nisjen e fazës së dytë, në ndeshjen me Kukësin që luhet më 15 nëntor. Deri atëherë mendohet që Plaku të jetë rikuperuar plotësisht.

Share: