Bruno Arrabal pritet të nënshkruajë sot me Kamzën, pasi ai ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të takohet me presidentin Naim Qarri.

Parimisht palët kanë gjetur akordin dhe tashmë pritet të zyrtarizohet marrëveshja që do e vinte atë në urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu.

Kamza deri më tani njeh vetëm largime dhe ky do të ishte afrimi i parë në skuadër. Arrabal ka luajtur në Qipro dhe duket një lojtar me cilësi të mira. Në dy sezonet e fundit ka luajtur rregullisht me Etnikos Akna.

bruno-arrabal-soccerway

Share: