Kamza ka një ndeshje të vështirë javën e ardhshme, teksa do të udhëtoje drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin vendas.

Trajnerin Ramadan Ndreu e shqetësojnë lojtarët e dëmtuar. Edhe për këtë takim mesfushori Argjend Mustafa nuk do të jetë gati, pasi ka kryer para pak kohësh një ndërhyrje në gju dhe tashmë pritet rikuperimi i tij.

Ndaj Teutës nuk ishte i gatshëm as Taulant Kuqi, por për vlonjatin situata është tjetër dhe do të jetë në dispozicion të stafit për ndeshjen e radhës.

Shqetësimi më i madh është Sebino Plaku, i cili pret përgjigjen e mjekëve për shkallën e dëmtimit. Sulmuesi do të mungojë të paktën një muaj dhe drejtuesit shpresojnë që mos të ketë ndonjë problem të rëndë në gju, pasi mund të mungojë edhe më gjatë.

Share: