Edhe Kamza zhvilloi miqësoren e dytë dhe përballë kishte gjigandët e Alaniaspor. Kamzalinjtë u mundën me rezultatin minimal 1-0, takim që u luajt sot në mesditë.

Rivali turk ishte dominues në këtë takim dhe primare për ta nuk ishte rezultati por loja. Goli i vetëm i takimit u shënua Sakej në minutën e 33-të.

Kamza bëri një paraqitje të mirë, dhe tekniku Ndreu i provoi gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.

Share: