Kamza dhe Teuta janë ndarë në barazim në përballjen e tyre në kampionat, teksa të dy golat e takimit janë shënuar në pjesën e dytë të takimit.

Një pjesë e parë deri diku e barabartë, me vendasit që kishin disi më shuam iniciativë, por është e vështirë për të çarë mbrojtjes respektive.

Trajneri Ndreu u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi të Plakut, ndërkohë që Fukui në fund të 45-minutëshit kishte një mundësi shënimi.

Edhe fillimi i pjesës së dytë është i njëjtë, por ishin miqtë që iu gëzuan golit të avantazhit. Një top i Latif Amadu që kërkoi të shërbente për shokët e tij, u devijua nga Frashëri dhe shkoi në rrjetë. 0-1 dhe Kamza hidhet e tëra në sulm dhe vetëm në fund ia ka dalë të barazojë.

Një top i lartë i Arrabal në zonë është ndalur me dorë nga Ante Hrkaç dhe për kryesorin Xhaja ka penallti. Raçiç nga pika e bardhë është i saktë dhe gjithçka mbyllet në barazim 1-1.

Kategoria Superiore – Java 4

E diel, më 1 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

Kamza – Teuta 1-1
Shënues: Raçiç 90’ (pen.) / Frashëri 53’ (aut.)

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Lelis (Arrabal 46’), Neziri, Zefi (Imeri 55’), Mehmeti, Fukui, Rezi, Plaku (Frashëri 24’), Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Kastrati, Oluasina, Shkalla, Hrkaç, Beqja, Hila, Lena, Dosti, Shehaj (Vila 74’), Dediç (Peqini 80’), Latif (Sykaj 87’). Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Dojando Myftari, Orlando Kuka

Kartonë të verdhë: Neziri 33’, Halilaj 63’ / Oluasina 16, Latif 63’

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Sokol Jareci

 

Share: