Shumica dërrmuese e futbollistëve që largohen nga Shqipëria pas sezoneve të dobëta, dështojnë të rigjejnë formën në kampionatet e mëpasshme ku emigrojnë. Sezoni aktual solli një surprizë të këndshme për karrierën e dy sulmuesve e vjetshëm të Superiores, Hamdi Salihi dhe Lukas Rangel. Ish-sulmuesit e Superiores u transferuan gjatë merkatos së verës në kategorinë e dytë austriake. Si Salihi dhe Rangel kanë arritur progres të mahnitshëm në aspektin e golave, krahasuar me sezonin e tyre të kaluar në Kategorinë Superiore. Shkodrani Salihi, ka arritur të shënojë 15 gola në 20 ndeshje për ekipin e Viener Neushtad. Salihi mban vendin e parë në renditjen golashënuesve të kampionatit.

Sukses ka gjetur edhe ish-sulmuesi brazilian i Kukësit, Lukas Rangel, i cili arriti të shënonte vetëm një gol në sezonin e kaluar të Superiores. Aventura në vendin alpin ka nisur mbarë edhe për 23 vjeçarin, i cili ka arritur të shënojë 6 gola në 18 ndeshje për ekipin e Kapfenbergerit, duke u bërë golashënuesi i parë i ekipit.

Share: