E turpshme: ajo që pritej prej javësh, sot ndodhi, sepse Besnik Hasi nuk është më trajner i Olimpiakosit. Ish-ylli i kombëtares sonë dukej se ishte dënuar me kohë, pasi mediat në Greqi po i bënin gati gijotinën dhe Olimpiakosi sot u mund edhe nga AEK 3-2, pasi kishte kryesuar 2-0 deri në minutën 65 (vendi i katërt, vetëm 2 fitore në 5 ndeshje).

Një humbje e rëndë, fatale për trajnerin shqiptar, që duket se, si i thonë popullorçe, “ia kanë futur”.

Rrezikoi shumë Hasi kur pranoi ofertën e Olimpiakosit, sepse një shqiptar në drejtimin e klubit më të rëndësishëm grek nuk gëlltitej kollaj, por e shpëtoi fillimisht kualifikimi në grupet e Champions League. Edhe në Poloni ndodhi e njëjta gjë, sepse Legia e mori, shkoi në grupet në Champions dhe e pushoi.

 

Share: