Skuadra e Vllaznisë është duke kaluar një moment të vështirë në kampionat, teksa tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Sulmuesi Arlind Kalaja e di mjaft mirë këtë gjë, teksa në prononcimin e dhënë ditën e sotme për SuperSport u shpreh se ndeshja ndaj Teutës është vendimtare dhe se kërkon ndihmën e tifozëve:

Për sfidën ndaj Teutës: “Është një ndeshje shumë e vështirë duke pasur parasysh dhe situatën. Kemi pasur disa javë që nuk kemi qenë shumë të qetë. Kemi qenë të ngarkuar psikologjikisht, aman duhet të futemi në fushë dhe duhet të japim maksimumin që kemi”.

Situata në klub: “Nga java në javë, situata ka ardhur duke u rënduar, nuk na mbetet asgjë vetëm të mbledhim veten dhe të luftojmë në fushën e lojës”. Ndaj Teutës do të futemi në fushë për të marrë maksimumin, qoftë 1 pikë apo 3 pikë”.

Tifozët: “Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tifozët, forca më e madhe e jona ata janë. Çdo hap i joni në fushën e lojës është për ata”.

Share: