Egli Kaja mund të veshë ngjyrat kuqezi. 20-vjeçari i lindur në Ferizaj, por që luan me ekipin anglez të Wimbledon, ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Kaja do të marrë pashaportën, pas vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Metës. Ky i fundit ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare për 18 persona. Mes tyre është dhe futbollisti, i cili luan në rolin e mesfushorit ofensiv.

Kaja është thirrur më parë nga Alban Bushi, trajneri i U-21 kuqezi. Në një grumbullim të majit të vitit të kaluar, lojtari ka bindur stafin dhe tashmë që është në rregull dhe me letrat, ai mund të kthehet të ekipi i Bushit. Kaja është një lojtar tepër premtues dhe tashmë është i gatshëm për ndeshjen ndaj Sllovakisë, e vlefshme për eleminatoret e Europianit U-21.

 

 

kaja

 

 

kaja-egli

 

kaja

 

Tags:
Share: