Naser Aliji nuk u ftua nga trajneri Kristian Panuçi për dy ndeshjet që Shqipëria luan me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë, pasi në Gjermani ai nuk po luante, madje ishte lënë jashtë ekipit.

Pak çaste më parë klubi gjerman ka dalë me një njoftim, me anë të të cilit njofton ndërprerjen e kontratës me Alijin, që tashmë mund të kërkojë për të një tjetër skuadër.

Pas një sezoni në Gjermani, mbrojtësi i linjës së majtë largohet nga Kaizerslautern. Aty ai u aktivizua në 20 ndeshje në Bundesliga 2, duke zbritur në fushën e blertë 17 herë si titullar.

Share: