Në Shqipëri ka nisur të fitojë që në moshë të vogël. Bilardon e ka nisur që në moshën 13-vjeçare he ka fituar gjithçka mund të fitohej në vendin tonë.

Medaljet e tij janë të shumta, madje gjatë kohës që qëndronte dhe përgatitej në Shqipëri është shpallur dy herë nënkampion Europe për paratërinj dhe ka fituar tre medalje bronzi.

Më vonë ndodhi ajo që nuk pritej, Federata Shqiptare e Bilardos nuk e la Eklent Kaçin të merrte pjesë në kampionatin Europian të Bilardos, që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri. Pati debate mes Kaçit dhe presidentit të federatës, Edmond Lokut, që pretendonte se i riu nuk ishte anëtar i federatës.

Gjithsesi sukseset e Kaçit vazhdojnë, pasi ka fituar disa turne jashtë vendit, duke u përballur me bilardistët më të mirë në botë. Së fundmi, në harkun kohor të pak ditëve, i riu kurbinas arriti të shkonte në finalen e “US Open 9-Ball” dhe u mposht nga Xheizon Shou, ndërsa dje ka fituar edicionin e katërt të Worl Pool Series – më parë ka fituar edhe edicionin e dytë.

Rrugëtimi i Eklentit në këtë turne nuk ishte i lehtë, pasi në Disiplinën 8-Ball loja është më taktike dhe atij i pëlqen. Shumë ankohen për vonesa, por Kaçi është fitues. Gjatë gjithë turneut e mposhti vetëm miku i tij Alek Kazakis, ndërkohë që në finalen maratonë me Petri Makonen, ai ia doli të fitonte 11-13 dhe bëri të vetin këtë turne, nga i cili përfiton shumën e 14 mijë dollarëve.

kaci-result

WPS GRAND FINAL – PREDATOR WORLD SERIES CHAMPIONSHIP

Fituesit, Roundi 1
Daryl Peach 7 – 9 Eklent Kaçi

Fituesit, Roundi 2
Ronnie Alcano 3 – 9 Eklent Kaçi

Fituesit, Roundi 3
Alex Kazakis 9 – 5 Eklent Kaçi

Kualifikuesja e humbësve
Darren Appleton 4 – 9 Eklent Kaçi

Faza 1/16
Ko Pin-Yi 6 – 11 Eklent Kaçi

Çerekfinalet
Damianos Giallourakis 8 – 11 Eklent Kaçi

Gjysmëfinalet
Wu Kun Lin 8 – 11 Eklent Kaçi

Finalja
Petri Makkonen 11 – 13 Eklent Kaçi

Share: