28 tetori ka qenë shumë i ngarkuar për Eklent Kaçin, i cili pas humbjes që pësoi në gjysmëfinale me spanjollin Francisco Sanchez Ruiz, ju deshën tre fitore për të rikuperuar dhe për të luftuar për trofeun e “US Open 9-Ball”.

Bilardisti laçian ka marrë vlerësime shumë pozitive për maturinë e tij, por në fund nuk ia doli dot ta fitonte këtë turne, pasi në finale u mposht ne britaniku Xhejzon Shou.

Gjatë këtij turneu ai është përballur me bilardistë të mirënjohur në botë dhe “hakmarrja” ndaj spanjollit Ruiz (I shtati në renditjen e përgjithshme të eurotureve) erdhi brenda këtij turneu, kur në fazën e parafundit të “US Open” e mposhti atë.

Në finale me skocezin Shou (i treti në renditjen botërore), Kaçi u mposht 13-4, ku me siguri edhe lodhja ka ndikuar për të, pasi brenda ditës kishte zhvilluar tre takime mjaft impenjuese. Ky turne vlente për fituesin 40 mijë dollarëve, ndërsa për vendin e dytë 22.400 $.

Raundi 1
Klentì KaÇi 11-5 Ernesto Dominguez

Fituesit – Raundi 1
Demetrius Jelatis 5-11 Klentì KaÇi

Fituesit – Raundi 2
Petri Makkonen 8-11 Klentì KaÇi

Fituesit – Raundi 3
Klentì KaÇi 11-7 Ronnie Alcano

Fituesit – Raundi 4
Darren Appleton 8-11 Klentì KaÇi

Fituesit – Raundi 5 (Çerekfinalet)
Klentì KaÇi 11-10 Corey Deuel

Fituesit – Raundi 6 (Gjysmëfinalet)
Francisco Sanchez Ruiz 11-5 Klentì KaÇi

Humbësit – Raundi 12
Naoyuki Oi 8-11 Klentì KaÇi

Humbësit – Raundi 13
Klentì KaÇi 11-8 Chang Jun Lin

Kualifikuesja e humbësve
Klentì KaÇi 11-7 Francisco Sanchez Ruiz

Finalja
Jayson Shaw 13-4 Klentì KaÇi

Image may contain: 1 person, text

Share: