Eklent Kaçi ka kaluar në çerekfinale të “WPS 3RD SERIES – RYO RACK CLASSIC CHAMPIONSHIP”, pasi ka eliminuar në 1/16 britanikun Kris Melling, dy herë kampion bote.

Ëorld Pool Series 3 nisi për Kaçin me turin e parë të fituar, pas ishte fituesi në fuqi i këtij turneu. Për ta kaluar në çerkfinale ai mposhti fillimisht Jorge Rodriguez me rezultatin 11-7, ndërsa më  pas të njëjtin fat pati edhe britaniku Imran Majid, një nga konkurrentët më të fortë në këtë turne, që gjithashtu ka kaluar në çerekfinale.

Në 1/16 Kaçi u përball me Kris Melling, me të cilin pati një përballje të fortë. Setin e parë e fitoi britaniku – kampion bote dy herë – me rezultatin 6-4, ndërsa në të dytin bilardisti kurbinas fitoi me vështirësi 7-6. Në setin final Kaçi ishte I pandalshëm duke fituar 6-0. Në çerekfinale Kaçi do të përballet me Mario He, bilardist austriak që ka eliminuar Ralf Soquet, gjermanin e mirënjohur të sportit të bilardos.

Winners Round 1
Klenti Kaçi 11 – 7 Jorge Rodrigues (USA)
Winners Qualification
Klenti Kaçi 11 – 6 Imran Majid (GB)

kaci

 

Share: