Katër bilardistë shqiptarë morën pjesë në Euroturin e Trevizos, teksa përfaqësimin më të mirë e kishte bilardisti Eklent Kaçi, pjesëmarrës i rregullt në kompeticionet evropiane.

Bilardisti laçian është renditur në fund i 17-ti, teksa u eliminua nga polaku Mieszko Fortunski, i renditur në vendin e katërt në renditjen e Eurotureve, dukshëm favorit.

Bilardistët e tjerë u eliminuan që në fazën e parë, teksa Edmond Zaja e Admir Muho morën nga dy fitore e dy humbje, duke mos bërë më tej.

Paraqitje e mirë për Arjan Matrizin, i cili në raundin e fundit të fazës së parë kishte fatin e keq të përballej me Mark Grej, numrin një në renditjen e përgjithshme të Eurotureve, duke humbur përballë britanikut me rezultatin 9-2.

FAZA E PARË
(Fituesit, Raundi 1)
Eklent Kaçi (ALB) 9-7 Stanimir Ruslanov (BUL)
(Fituesit, Raundi 2)
Eklent Kaçi (ALB) 5-9 Karol Skowerski   (POL)
(Humbësit, Raundi 3)
Mats B. Schjetne(NOR) 6-9  Eklent Kaçi (ALB)
(Humbësit, Raundi 4)
Eklent Kaçi (ALB) 9-8 Stephan Cohen     (FRA)
(Humbësit, Raundi kualifikues)
Eklent Kaçi (ALB) 9-6 Nik Malaj         (GRE)

FAZA E DYTË
(Eliminim direkt- 1/32)
Eklent Kaçi (ALB) 6-9 Mieszko Fortunski (POL)

BILARBISTËT E TJERË
Arjan Matrizi (3 fitore, 2 humbje)
Edmon Zaja (2 fitore, 2 humbje)
Admir Muho (2 fitore, 2 humbje)

Share: