Në verën e vitit 2016 përjetuan një ëndërr në Francë, teksa me Kombëtaren morën pjesë në kampionatin Europian, një ngjarje historike për futbollin shqiptar.

Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin dhe Ergys Kaçen, dy futbollistët e kuqezinjve që mund të ndryshojnë skuadër këtë muaj dhe ofertat nuk u mungojnë.

Për korçarin e PAOK-ut interesohet skuadra e Nantës dhe këtë e ka zbuluar menaxheri i mesfushorit, Edvin Murati, që ka dhënë një prononcim për “Eduasportin.com”.

Ish-futbollisti i Kombëtares ka treguar edhe ekipet që duan shërbimet e Lenjanit, që aktualisht është pjesë e Sion në Zvicër. Le Havre, Okser, Lilë dhe Guingamp kërkojnë shërbimet e anësorit të majtë. Lenjani ka luajtur edhe më parë në Francë me Nantën dhe Renën.

Kaçe mendon vetëm për PAOK-un

Share: