Tirana humbi me Luftëtarin dhe nuk po “takohet” ende me fitoren në kampionat këtë vit.

Sfida e radhës është me Vllazninë në “Selman Stërmasi”, ndërkohë që trajneri Josa do e ketë grupin më të plotë, pasi rikthehet nga pezullimi Mervejl Ndokyt, por edhe Muça pritet të rikuperohet plotësisht e të jetë gati.

Gjatë kësaj periudhe do të shihet edhe gjendja e Karabecit dhe e Bajramit, të cilët janë stërvitur të diferencuar këto kohë për shkak të dëmtimeve.

Plotësimi i grupit do i jepte më shumë alternativa trajnerit Josa, që kërkon fitoren e shumë-munguar.

Tags:
Share: