Juventusi do të kërkojë të bëjë një merkato cilësore në verë për të forcuar akoma më shumë skuadrën në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit bardhezi mësohet se kanë pikëtuar një lojtar për ta transferuar në merkato.

Bëhet fjalë për Ianik Karraskon, i cili aktualisht luan për Atletikon e Madridit. Sulmueis belg po kalon një super formë dhe është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane, por duket se Juventusi e ka seriozisht planin për transferimin e tij.

Mësohet se kampionët e Italisë do të bëjnë një ofertë prej 60 milionë eurosh për Karraskon, shifër e cila nuk dihet nëse do të merret parasysh nga Atletiko apo jo. Kjo për shkak se klubi spanjoll e vlerëson lojtarin plot 110 milionë euro.

Share: