Rikthehet “Champions League”. Dy sfida zhvillohen mbrëmjen e sotme. Bazeli pret Mançester Junajted, ndërsa Juventus luan sfidën e parë me anglezët e Totenhemit. Ndeshja e sotme zhvillohet në Torino dhe pritet të jetë një përballje spektakolare. Ndeshja nis në orën 20:45 dhe sapo kanë dalë dhe formacionet e ekipeve. Dibala dhe Matuidi janë mungesat e bardhezinjve, ndërsa rikthehet Dagllas Kosta. Te Totenhemi, Lamela është në formacion, ndërsa koreani Son e nis nga stoli, ashtu sikurse blerja e re, braziliani, Lukas Moura.

JUVENTUS: Bufon, De Shiljo, Kielini, Benatia, Aleks Sandro, Dagllas Kosta, Bernardeski, Kedira, Mandzukiç, Pjaniç dhe Higuain.

TOTENHEMI: Loris, Vertongen, Aurier, Ben Davies, Sançez, Dembele, Lamela, Eriksen, Dier, Dele Ali dhe Kejn.

Share: