Janë mbyllur dy sfidat e para në Ligën e Kampioneve për vitin 2018, duke mbyllur një kualifikim dhe tjetrin e ka lënë të hapur.

Në Torino, Juventus e nisi ndeshjen me marshin e duhur pasi brenda nëntë minutave shënon dy herë me Gonzalo Higuain. I pari vjen pas një vertikalizimi, ku Pjaniç gjen në zonë argjentinasin, i cili nuk gabon nga brenda zonës. Goli i dytë vjen nga pika e bardhë dhe Higuain dyfishon.

Por kur pritej që Juventus të merrte frenat dhe menaxhonte lojën vjen reagimi i Totenham. Është Kejn ai që hap ndeshjen me golin e tij. Ndeshje që mund ta mbyllte sërish Juventus me Higuain po me 11-metërsh, por argjentinasi gabon për tripletën.

Në pjesën e dytë janë londinezët që kanë marrë frenat dhe shënojnë edhe golin e barazimit me Eriksen.

Ndërsa në Bazel nuk ka histori, pasi Mançester Siti e mbyll kualifikimin që në fraksionin e parë. Tre gola në këtë pjesë nga Gyndogan, Bernardo Silva dhe Aguero. Ndërsa në pjesën e dytë, Gyndogan gjen golin e dytë personal dhe atë të ‘’pokerit’’ të sfidës.

Ka edhe shenjë shqiptare në këtë sfidë me Xhakën që luan 90 minuta dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë. Albian Ajeti hyn në fushë në minutën e 71’, por pa ia dalë përballë superskuadrës së Guardiolës.

Rezultatet e mbrëmjes:

Juventus 2-2 Totenhem Hotspur

Golat: 2’,9’(11 met) Higuain/35’ Kejn, 71’ Erikson

Bazel 0-4 Mançester Siti

Golat: 14’, 53’ Gyndogan, 18’ B. Silva, 23 Aguero

Share: