Jo vetëm Kilian Mbape, në Francë po shkëlqen edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Korentin Toliso, i cili me paraqitjet e tij ka ngjallur interesimin e mjaft skuadrave të njohura në Europë.

Një ndër to është edhe Juventusi, e cila duket e mahnitur nga aftësitë që 22 vjeçari zotëron. Toliso ishte edhe një nga protagonistët kryesorë në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Europës, ku Lioni i tij eleminoi nga ky turne Romën.

Mësohet se drejtuesit e Juventusit kishin dërguar agjentë për ta vëzhguar, teksa loja e tij ka qenë e një niveli të lartë. Për të lënë të lirë sulmuesin, presidenti i Lionit kërkon jo më pak se 45 mln euro, por bardhezinjtë mund ta marrin për më pak duke futur në tratativë edhe mesfushorin Lemina.

Share: