Një gol i Kuadrados që në minutën e shtatë mjaftoi për t’i dhënë fitoren 1-0 Juvebntusit në Xhenova, kundër Sampdorias në formë, që vinte nga disa ndeshje shumë të mira. Një sfidë e hapur, me të dyja skuadrat që luajtën ballëhapur e krijuan raste për shënim, por Juventusi është dukshëm superior në Serinë A dhe duket qartë që nuk ka rivalë as këtë sezon.

Nëse gara për titull ka marrë rrugë tashmë, është ende disi e hapur ajo për vendin e tretë, por edhe ajo po mbyllet. Kjo për faktin se pas barazimit të djeshëm të Interit, edhe Lacio lëshoi terren sot, duke u ndalur te barazimi 0-0 në Kaliari. Një ndeshje aspak e lehtë për romanët, që si rrallë këtë sezon nuk shënojnë dhe ndalen pas 5 fitoresh rresht.

Fitore e lehtë për Atalantën, 3-0 ndaj Peskaras, me bergamaskët që kapin Interin në vendin e pestë, duke parakaluar Milanin. Ledian Memushaj luajti 80 minuta në humbjen e Peskarës, që tashmë është në Serinë B, ndërsa Etrit Berisha e bëri pushim, duke u ulur në stol për shkak të një dëmtimi të lehtë.

aaaa

Share: